Sipas gazetarit Mario Cortegana, ardhja e Alvaro Arbeloa-s në stolin e Real Madridit ka sjellë një ndryshim të dukshëm në ambientin e skuadrës, veçanërisht për Vinicius Junior.
Arbeloa ka treguar afrueshmëri dhe besim të madh ndaj brazilianit, duke u kërkuar bashkëlojtarëve që ta kërkojnë më shpesh topin, pasi e konsideron Viniciusin një nga lojtarët më të mirë në botë, përkrah Kylian Mbappe.
Cortegana thekson se Vinicius, pas largimit të Xabi Alonsos, ka rifituar qetësinë dhe ka rikthyer interesimin për rinovimin e kontratës me Real Madridin.
Edhe drejtuesit e klubit dëshirojnë vazhdimin e bashkëpunimit me brazilianin, megjithatë mbeten diferenca të mëdha financiare mes palëve.
Oferta aktuale e Real Madridit sillet rreth 20 milionë euro në sezon, ndërsa kërkesa e Vinicius arrin në rreth 30 milionë euro, shumë që përfshin pagën, bonuset dhe një tarifë rinovimi, të cilën klubi nuk është i gatshëm ta pranojë.
Megjithëse qëndrimi i të dyja palëve është pozitiv, negociatat pritet të kërkojnë kohë. Megjithatë, fakti që Vinicius ndihet më rehat se më parë konsiderohet një sinjal pozitiv për Real Madridin.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


