Viktor Gyokeres reagon për herë të parë për paraqitjet e tij dhe humbjen ndaj Kosovës

Viktor Gyokeres reagon për herë të parë për paraqitjet e tij dhe humbjen ndaj Kosovës

Viktor Gyokeres ka folur për mungesën e tij të golave për Suedinë pas humbjes zhgënjyese në kualifikueset e Kupës së Botës ndaj Kosovës të hënën.

Kjo humbje çoi në shkarkimin e përzgjedhësit Jon Dahl Tomasson, pasi suedezët janë pothuajse jashtë garës për t’u kualifikuar në turneun që do të mbahet në Amerikën e Veriut verën e ardhshme.


Kjo ishte humbja e dytë radhazi në shtëpi për Suedinë gjatë afatit ndërkombëtar të tetorit. Suedia e nisi ndeshjen me Gyokeres dhe Alexander Isak në sulm.

Përforcimet e Arsenalit dhe Liverpoolit, respektivisht, ishin ndër transferimet më të përfolura në Ligën Premier, pasi u blenë për një shumë totale prej 185 milionë eurosh.

Viktor Gyokeres

Megjithatë, dyshja dështoi në mënyrë spektakolare pikërisht kur kishte më shumë rëndësi për kombëtaren, pasi nuk arritën të shënonin në dy humbjet radhazi të Suedisë në kualifikueset e Kupës së Botës ndaj Zvicrës dhe Kosovës.

“Nuk duam ta fitojmë ndeshjen aq shumë, mendoj se kjo ishte e qartë; shihej nga gjuha jonë e trupit që nuk e dëshironim aq shumë fitoren”.

“Kështu që, është e vështirë ndaj çdo kundërshtari. Nuk po japim më të mirën, nuk jemi plotësisht të fokusuar në mbrojtje dhe pasime. Kjo ka të bëjë me qëndrimin”.

“Kemi qenë të pafat ndaj Sllovenisë dhe Zvicrës, por në këto dy ndeshje ndaj Kosovës, nuk e meritonim asgjë. Sigurisht që është një fiasco”, ka deklaruar Gyokeres./Telegrafi/