Vikendi në qytetin e Ferizajt nuk kaloi pa incidente.
Kështu deklaroi për “Ora Shtatë”, gazetarja korrespodente, Qliresa Hasani, transmeton Klankosova.tv.
“Në orët e para të së shtunës, policia mori informacion se në një restorant të qytetit ka ndodhur një përleshje fizike, ku janë përfshirë katër persona, e që përveç grushteve u përdorën edhe karriget, arma e zjarrit e një thikë”, thotë Hasani.
Ajo shton se ngjarja dyshohet se ndodhi për shkak të një mosmarrëveshjeje verbale, derisa të dyshuarit janë arrestuar.
The post Vikendi nuk kaloi pa incidente në Ferizaj appeared first on Klan Kosova.