E hënë, 28 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeVikend i rëndë për Prizrenin si pasojë e zjarreve (VIDEO)

Vikend i rëndë për Prizrenin si pasojë e zjarreve (VIDEO)

Gjatë fundjavës, Prizreni ka qenë vatër e shpërthimit të shumë zjarreve.

Si pasojë e këtyre zjarreve, kanë pësuar disa kafshë, derisa janë djegur edhe disa vetura, transmeton Klankosova.tv.

Drejtoresha për Emergjenca dhe Siguri në Prizren, Ramize Sinanaj-Shalaj, për “Ora Shtatë” tha se të shtunën dhe të dielën qyteti u përballë me gjendje të rënduar si shkak i zjarreve.

“Temperaturat e larta na kanë shkaktuar shumë vatra zjarri. Janë angazhuar të gjitha ekipet e zjarrfikësve, dhe shume kompani private e vullnetarë. Mund të them se brenda gjysmë ore na janë shfaqur gjashtë vatra zjarri ku kanë rrezikuar shtëpitë. Fatkeqësisht nga këto zjarre është djegur një stallë, ku janë djegur tetë krerë lopë, e 12 prej tyre janë shpëtuar”, u shpreh drejtoresha.

Ajo shtoi se deri në orët e vona të së dielës, zjarrfikësit kanë qenë në terren duke luftuar me flakët.

The post Vikend i rëndë për Prizrenin si pasojë e zjarreve (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT