Vikendi nuk ishte i qetë për rajonin e Mitrovicës.
Mitrovicën këto dy ditë fundjave që i lamë pas e karakterizuan vjedhjet, armëmbajtjet pa leje e aksidentet, transmeton Klankosova.tv.
Detaje shtesë për “Ora Shtatë” ka dhënë gazetari korrespodent, Urall Boshnjaku.
“Në Skenderaj një burrë është arrestuar për armëmbajtje pa leje dhe kanosje, në shtëpinë e të njëjtit është gjetur një armë gjuetie e 31 fishekë. Një rast tjetër i dhimbshëm ka ndodhur po në Skenderaj, ku një luhatëse është prishur dhe janë lënduar gjashtë persona”, tha Boshnjaku.
“Kemi pasur një vetaksident trafiku në Mitrovicë, gjersa një tjetër aksident është regjistruar në Vushtrri, ku u përplasen një veturë me një traktor. Po ashtu kemi pasur një rast të vjedhjes së rëndë në veri të vendit, ku një grua dhe një burrë janë kapur duke vjedhur cigare me vlerë mbi 1000 euro”, tha gazetari.
The post Vikend aspak i qetë për rajonin e Mitrovicës, krejt çka e karakterizoi appeared first on Klan Kosova.