E shtunë, 28 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/vidovdani-policia-e-kosoves-arreston-nje-serb-ishte-organizator-i-nje-grupi-nga-beogra1di/Vidovdani: Policia e Kosovës arreston një serb, ishte organizator i një grupi...

https://klankosova.tv/vidovdani-policia-e-kosoves-arreston-nje-serb-ishte-organizator-i-nje-grupi-nga-beogra1di/Vidovdani: Policia e Kosovës arreston një serb, ishte organizator i një grupi nga Beogradi – Klan Kosova

Policia e Kosovës kanë arrestuar V.P., organizatorin e një udhëtimi pelegrinazhi nga Beogradi.

Grupi që ishte i udhëhequr prej tij, kishte të veshur bluza me mesazhe politike “Serbia e Bashkuar”, dhe me ngjyrat kuq, kaltër dhe bardhë.

Ndalimi i V.P. u bë në prani të pjesëtarëve të KFOR-it dhe të Inspektoratit Policor, raporton Kossev.

Komandanti i stacionit policor në Graçanicë, Bratislav Trajkoviq, nuk deshi të japë sqarime për mediat lidhur me arsyet e ndalimit të V.P.-së. Ai i referoi të gjithë gazetarët tek zyra për media e Policisë së Kosovës.

Sipas raportimeve nga gazetarët e Radio Kim që ndodhen në vendngjarje, në terren janë të pranishme forca të shtuara të Policisë së Kosovës, si dhe pjesëtarë të KFOR-it të shpërndarë me disa automjete në pika të ndryshme të Graçanicës.

The post Vidovdani: Policia e Kosovës arreston një serb, ishte organizator i një grupi nga Beogradi appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT