Një rast i vjedhjes së veturës është raportuar sot në fshatin Smallush të Lipjanit, ku një qytetar ka mbetur pa automjetin e tij, i cili ishte i parkuar brenda oborrit të shtëpisë.
Ngjarja është raportuar më 13.02.2026, rreth orës 11:30, kur ankuesi B.K., nga Smallushi, ka njoftuar Policinë e Kosovës se gjatë natës persona të panjohur ia kanë vjedhur veturën.
Sipas deklarimit të viktimës, bëhet fjalë për një Opel Astra, ngjyrë hiri metalike, e cila kishte qenë e parkuar në oborrin e shtëpisë së tij.
Menjëherë pas pranimit të informatës, Policia ka iniciuar procedurat fillestare, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit.
Aktualisht rasti është duke u trajtuar si “Vjedhje e veturës”, ndërsa hetimet për identifikimin e autorëve janë në vazhdim.
Pronari u bënë thirrje qytetarëve që kanë ndonjë informacion lidhur me këtë rast, ta raportojnë në Polici.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


