Në fshatin Marali të Malishevës, një person ka raportuar në polici se ka qenë viktimë e një vjedhjeje me forcë që ka ndodhur në shtëpinë e tij.
Sipas policisë, persona të panjohur kanë depërtuar me forcë brenda shtëpisë së tij dhe kanë arritur të marrin një shumë të konsiderueshme parash të gatshme si dhe stoli ari, transmeton Klankosova.tv.
Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori kompetent. Rasti është cilësuar si “Vjedhje e rëndë” dhe hetimet po vazhdojnë.
The post Vidhen para dhe stoli ari në një shtëpi në Marali të Malishevës appeared first on Klan Kosova.