E mërkurë, 26 Shkurt, 2025
spot_img
HomeShowbizVideoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se...

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4 – Telegrafi

Në rrjetet sociale po qarkullon një video e Eglit, një nga banoret e “Big Brother Vip”, e cila po shkakton reagime të shumta dhe diskutime në lidhje me shëndetin mendor.

Gjatë një bisede të natës me disa prej banorëve në dhomën e gjumit, ajo ndau një moment të ndjeshëm, duke treguar se ka rifilluar përdorimin e antidepresantëve.

“Kur kam ardhur në fillim e kam lënë tabletën e sedoksilit, mjekimeve që kam përdorur për ankthin, për mendjen, dhe i kam lënë këtu vetëm për ndonjë rast. Nuk e dija kurrë sepse po provoja një gjë të tillë që s’e kisha provuar dhe kisha shumë frikë emocionalisht. Nuk e kam pirë këtu një herë, tani po e pi shumë shpesh sepse nuk po ndjehem mirë”, tha Egli, duke shpjeguar situatën e mërzisë që kishte përjetuar, sidomos pas ngjarjeve me Gjestin.

Kjo deklaratë e saj, e cila thekson një aspekt të rëndësishëm të shëndetit mendor, erdhi në një moment të vështirë për të. E indinjuar nga situata me Gjestin, ajo kishte zgjedhur të ikte dhe të flinte e vetme në sauna, një hapësirë që e përshkroi si vendin e vetëm ku mund të qetësohej dhe të mos dëgjonte zhurmën e ambientit rreth saj.

Rikthimi në përdorimin e antidepresantëve nga ana e Eglit ka sjellë një diskutim të gjerë mbi rëndësinë e shëndetit mendor dhe sfidat me të cilat përballen individët në situata stresuese.

Videoja ka nxitur një valë mbështetjeje nga fansat dhe ndjekësit e saj, të cilët e inkurajojnë të flasë hapur për përvojat e saj, duke e bërë më të lehtë për ata që ndihen të ngjashëm të kërkojnë ndihmë. /Telegrafi/

//platform.twitter.com/widgets.js
window.fbAsyncInit = function() {
FB.init({
appId: ‘220167648175857’,
xfbml: true,
status: true,
version: ‘v2.10’
});
FB.AppEvents.logPageView();
};
(function(d, s, id) {
var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0];
if (d.getElementById(id)) {
return;
}
js = d.createElement(s);
js.id = id;
js.src = “https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js”;
fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs);
}(document, ‘script’, ‘facebook-jssdk’));

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ? n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’, ‘//connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘260833360772983’);
fbq(‘track’, “PageView”);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://aiharsoreersu.net/act/files/tag.min.js?z=8547498