Victoria Beckham shfaq elegancë në Paris mes thashethemeve për ribashkimin e Spice Girls

Victoria Beckham shfaq elegancë në Paris mes thashethemeve për ribashkimin e Spice Girls

Victoria Beckham u shfaq me një figurë plot stil dhe elegancë teksa u pa në Paris të martën, e veshur me një kostum të zi klasik që theksonte sofistikimin e saj.

Stilistja 51-vjeçare e plotësoi dukjen me syze dielli të zeza me kornizë të trashë, duke tërhequr vëmendjen gjatë Javës së Modës në kryeqytetin francez.


Shfaqja e saj vjen pak ditë pasi ndezi aludimet për një ribashkim të mundshëm të grupit legjendar Spice Girls, shkruan DailyMail.

Fansat shpërthyen në rrjete sociale pasi Victoria ndau një video nga një koncert i Oasis, ku la të kuptohej se mund të kthehej në skenë me grupin.

Në koncert, ajo ishte e shoqëruar nga bashkëshorti David Beckham, vajza e tyre Harper, si dhe djemtë Romeo dhe Cruz me të dashurën e tij Jackie Apostel.

Brooklyn, djali i madh, mungoi në event mes raporteve për tensione me familjen.

Prej muajsh përflitet se Geri, Emma, Mel B dhe Mel C kanë diskutuar për një turne botëror që do të shënojë 30-vjetorin e grupit, edhe pse Victoria është përshkruar si “90% jashtë planeve”. Megjithatë, deklaratat e saj të fundit kanë ringjallur shpresat e fansave.

Spice Girls, që nga krijimi në vitin 1994, kanë shitur mbi 100 milionë albume dhe mbeten grupi më i shitur i vajzave në histori.

Me Victoria që nuk e përjashton më kategorikisht mundësinë e ribashkimit, duket se ëndrra e një rikthimi është më afër se kurrë. /Telegrafi/