Victoria Beckham përjetoi një moment të veçantë pas sfilatës së saj në Javën e Modës në Paris, teksa u pa duke e puthur me pasion bashkëshortin e saj, David Beckham, nën duartrokitjet e publikut.
Stilistja 51-vjeçare, e cila zakonisht mban një qëndrim të rezervuar në publik, këtë herë u shfaq e emocionuar dhe e lumtur, ndërsa fëmijët e saj Romeo, Cruz dhe Harper ishin aty për ta mbështetur.
Megjithatë, vëmendjen e mori mungesa e djalit të madh, Brooklyn Beckham, dhe bashkëshortes së tij, Nicola Peltz, shkruan DailyMail.
Marrëdhënia e tyre me familjen thuhet se është ftohur kohët e fundit, me raportime se Brooklyn nuk ka qenë në kontakt të ngushtë me prindërit dhe vëllezërit që prej fundvitit të kaluar.
Ndërsa David qëndronte krenar pranë saj, i ulur afër Anna Wintour, Victoria doli në pasarelë nën duartrokitjet e të ftuarve VIP.
Djali i saj Cruz e uroi me fjalët “Shumë krenar për ty, mami”, ndërsa Brooklyn, në anën tjetër të Atlantikut, u pa në Los Angeles duke promovuar markën e tij të salcës pikante, Cloud 23.
Për Victoria-n, mbrëmja në Paris ishte një rikthim i fuqishëm profesional, pavarësisht mungesave familjare që vazhdojnë të tërheqin vëmendjen e publikut. /Telegrafi/