Një aksident i pazakontë ka ndodhur në Lagjen e Muhaxherëve, ku një veturë është rrokullisur dhe ka përfunduar brenda një objekti ende në ndërtim.
Lexues të redaksisë Sinjali kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes.
Redaksia e Sinjalit ka kontaktuar me policinë për të marrë informacion zyrtar mbi ngjarjen, por deri në momentin e publikimit të lajmit nuk ka marrë asnjë përgjigje nga autoritetet përkatëse.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


