Dy vajza janë goditur nga një automjet sot në Shirokë të Suharekës, derisa po kalonin në vendkalimin e shënuar për këmbësorë.
Për KlanKosova.tv, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Prizrenin, Shaqir Totaj, ka theksuar se aksidenti në fjalë është raportuar rreth orës 18:50.
“Sipas informacioneve të para, një automjet ka goditur dy këmbësore femra derisa ato po kalonin rrugën në vendkalimin e shënuar për këmbësorë”, ka thënë Bytyqi.
I njëjti ka theksuar se këmbësoret kanë pësuar lëndime të lehta.
“Si pasojë e aksidentit, të dyja këmbësoret kanë pësuar lëndime të lehta trupore. Ato janë dërguar në Qendrën e Emergjencës për t’u dhënë ndihmë mjekësore”, tha Bytyqi.
Njësitë e Policisë së Kosovës kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë rastin me qëllim të sqarimit të rrethanave të aksidentit. /Klankosova.tv
The post Vetura i godet dy vajza në vendkalimin e shënuar për këmbësorë në Shirokë të Suharekës appeared first on Klan Kosova.