Saturday, March 7, 2026
spot_img
HomeLajmeVetura godet dy këmbësorë në Nagavc të Rahovecit, njëri vdes

Vetura godet dy këmbësorë në Nagavc të Rahovecit, njëri vdes

Një grua 56 vjeçe ka humbur jetën dhe një person tjetër ka mbetur i lënduar pasi u goditën nga një veturë në Nagavc të Rahovecit.

Lajmin për Klankosova.tv e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi.

Derisa, ajo bëri të ditur se dyshuari është ndaluar për 48 orë.

“Sot me datë 06 mars 2026 në fshatin Nagavc-Rahovec është raportuar një aksident trafiku një veturë i ka goditur dy persona të moshës madhore. Si pasojë e aksidentit një nga viktimat rreth moshës 56 vjeçare ka humbur jetën, ndërsa personi tjetër ka pësuar lëndime trupore dhe  ka marrë trajtim mjekësorë”, njoftoi Krasniqi.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT