Për herë të pestë me radhë, seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës është shtyrë, pasi Lëvizja Vetëvendosje (LVV) – fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit – kërkoi më shumë kohë për të arritur një marrëveshje politike rreth emërimit të kryetarit të Kuvendit.
Deputeti i kësaj partie, Glauk Konjufca, bëri të ditur se LVV nuk e sheh të arsyeshme të propozojë sërish Albulena Haxhiun për këtë pozitë, pasi kandidatura e saj është refuzuar nga subjektet e tjera parlamentare.
“Pa një marrëveshje politike, rrezikojmë që të përsërisim të njëjtin skenar të dështimit,” deklaroi Konjufca, duke theksuar nevojën për dialog ndërpartiak.
Ky ngërç institucional ngjall kujtime nga viti 2017, kur Vetëvendosje kishte kundërshtuar fuqishëm zgjedhjen e Kadri Veselit në pozitën e njëjtë.
Lideri i atëhershëm dhe aktual i VV-së, Albin Kurti, kishte deklaruar se partia e tij nuk do ta mbështeste Veselin, me argumentin se përfaqësonte një politikë të vjetër e të papranueshme për frymën e ndryshimit që synonte LVV.
“U posa e bëra regjistrimin si deputet në Kuvendin e Republikës dhe unë do të jem deputet i popullit që do ndryshime demokratike, ndryshime për drejtësi e zhvillim, për mirëqenie e punësim, për liri e demokraci,” kishte thënë Kurti.
Ai kishte qenë i qartë se Vetëvendosje do të merrte pjesë në seancë, por do të refuzonte çdo kandidaturë të diskutueshme për kryetar të Kuvendit.
“Të enjten, Kuvendi duhet ta zgjedhë një figurë politike që duhet të jetë sa më gjithëpërfshirëse e kurrsesi kontroverse,” kishte theksuar Kurti.
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);