E hënë, 21 Prill, 2025
spot_img
HomeLajmeVetëvendosje shpall zgjedhjet e brendshme për kandidatët për deputetë

Vetëvendosje shpall zgjedhjet e brendshme për kandidatët për deputetë

Lëvizjes Vetëvendosje ka shpallur zgjedhjet e brendshme për kandidatët për deputetë për zgjedhjet  parlamentare të 9 shkurtit. Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga kjo parti.

“Në përputhje me Statutin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Rregulloren e Zgjedhjeve të Brendshme, Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, shpall zgjedhjet e brendshme për kandidatët për deputetë për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025”, thuhet në njoftim

Më tej theksohet se të gjithë anëtarët e Lëvizjes, të interesuar për të kandiduar në këto zgjedhje duhet të paraqesin deklaratën e kandidaturës me dokumentacionin shoqërues nga data 26.11.2024 deri me datë 30.11.2024.

 

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT