Friday, March 6, 2026
spot_img
HomeLajmeVetëvendosje për shpërndarjen e Kuvendit: Presidenti duhet të zgjidhet

Vetëvendosje për shpërndarjen e Kuvendit: Presidenti duhet të zgjidhet

Këshilltari i kryeministrit dhe zyrtari i Lëvizja Vetëvendosje, Jeton Zulfaj, ka reaguar pas shpalljes së dekretit për shpërndarjen e Kuvendit nga presidentja Vjosa Osmani.

Në një postim në Facebook, Zulfaj theksoi se Vetëvendosje ka respektuar plotësisht Kushtetutën gjatë gjithë procesit dhe ka ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për zhvillimin e procedurës së zgjedhjes së presidentit.

Ai shtoi se seanca u ndërpre për shkak të mungesës së deputetëve, por do të vazhdojë sapo të sigurohet prezenca e tyre, duke theksuar se partitë opozitare nuk sollën kandidatë për të garuar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT