Qendra e pensionistëve të Gjakovës hapi dyert në orën 17:00 të mërkurën.
Kjo për shkak se po e prisnin një mysafir, ish-deputetin Ardian Gola, i perzgjedhuri i Vetëvendosjes për kryetar komune.
Fillimisht, pati disa bashkëbisedime interesante.
E më pas nis pjesa zyrtare e tubimit, ndërsa i pari që flet është kryetari i degës së VV-së në Gjakovë, Agon Batusha.
Gola, që është sociolog me profesion, hyrjen e fjalimit e pati me përmbajtje që pak a shumë lidhet me fushën ku ai është ekspert.
Nuk dihet nëse e patën nga diskursi i Golës a jo, por disa pensionistë i tradhtoi pak dremitja.
Për t’i mbajtur aktiv në këtë ngjarje, por edhe si pensionistë që janë, kandidati për kryetar tha se e ka një zgjidhje.
Ndiqeni të plotë kronikën e kësaj ngjarjeje:
The post Vetëvendosje në Gjakovë: Gola premton të ardhme, pensionistët “flenë” (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.