E premte, 1 Gusht, 2025
spot_img
HomeLajmeVeterani Pllashniku me kallëzim penal ndaj Fitore Pacollit: Jam çlirimtar, nuk jam...

Veterani Pllashniku me kallëzim penal ndaj Fitore Pacollit: Jam çlirimtar, nuk jam kriminel

Veterani Agim Pllashniku, ka dorëzuar kallëzim penal Prokurorinë Themelore të Prishtinës ndaj deputetes Fitore Pacolli.

Ai u deklarua para mediave, ku tha se është çlirimtar dhe nuk është kriminel.

“Pacollja ka gabuar shumë. Më ka akuzuar mua edhe familjarët edhe mediat po i akuzon pse vajza ime po shkon në intervistë, po e akuzon pse po e thirrni. Po thotë “Po e thirrni një vajzë kriminele. Unë dua t’i tregoj Fitore, unë nuk jam kriminel, jam çlirimtar. Unë ia kam sjellur lirinë me shokët e mi”, tha ai njofton Klankosova.tv.

“Policia ka vërtetuar që s’kam armë. Unë armët i kam dorëzuar me urdhrin e Hashim Thaçit, kur ka qenë transferimi i UÇK-së në TMK. Mua armë nuk më nevojiten asgjë”, theksoi ai.

Para disa ditësh, Pllashniku ishte konfrontuar me Pacollin në një kafiteri në Prishtinë.

The post Veterani Pllashniku me kallëzim penal ndaj Fitore Pacollit: Jam çlirimtar, nuk jam kriminel appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT