Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë dërguar një letër edhe komisionerit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës, Michael O’Flaherty, pas asaj që iu dërgua nga ish-emisari amerikan, Richard Grenell, lidhur me Dhomat e Specializuara.
Ata kanë kërkuar që të nisë një hetim ndërkombëtar dhe të pavarur për shkeljet e drejtpërdrejta të të drejtave të njeriut ndaj të akuzuarve, të cilët po mbahen në Hagë.
Në letër, ata theksojnë se Dhomat e Specializuara po kryejnë abuzime të vazhdueshme në aspektin procedural, duke e cilësuar procesin si të njollosur nga paraburgime të zgjatura dhe të padrejta.
“Sot, Dhomat e Specializuara nuk i ngjajnë më një institucioni gjyqësor të ndërtuar mbi vlerat evropiane të të drejtave të njeriut. Ato janë shndërruar në një strukturë të mbyllur hermetikisht, që funksionon në izolim të plotë nga sistemi ligjor i Kosovës, institucionet e saj demokratike dhe mekanizmat e mbikëqyrjes kushtetuese. Procedurat e tyre janë të njollosura nga paraburgimet e tejzgjatura, redaktimet e tepruara të dokumenteve, vonesat në dorëzimin e provave dhe kufizimet në ndihmë juridike. Dhomat e specializuara refuzojnë të marrin parasysh edhe Avokatin e Popullit të Kosovës, institucionin që ekziston pikërisht për të mbrojtur të drejtat themelore dhe i cili ka të drejtë të plotë, si në kuadër të sistemit ligjor të Kosovës, ashtu edhe sipas të drejtës ndërkombëtare, të hetojë shkeljet e mundshme. Por qëndrimi i gjykatës është i qartë, ato nuk japin as përgjigje, as shqyrtim, as llogaridhënie”, thuhet në letrën e Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në letër thuhet se ajo që kishte nisur si instrument drejtësie, është shndërruar “në diçka krejt tjetër”. Veteranët iu drejtuan komisionerit O’Flaherty se kjo çështje s’është ligjore, por e të drejtave të njeriut.
“Por ajo që filloi si një instrument ligjor drejtësie është shndërruar në diçka krejt tjetër. Kjo nuk është thjesht një çështje ligjore. Kjo është një çështje e të drejtave të njeriut. Ata që i nënshtrohen procesit nuk trajtohen më si qytetarë të pafajshëm deri në provën e fajësisë. Ata mbahen, për vite me radhë, në kushte që shkatërrojnë dinjitetin, familjet dhe të drejtat e tyre. Ata gjykohen jo vetëm përpara një trupi gjykues, por në një sistem ku prokuroria gëzon fuqi të pakufizuara, dhe ku të drejtat e mbrojtjes jo vetëm dobësohen, por pengohen aktivisht”, thuhet tutje në letër.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);