Trajneri italian, Carlo Ancelotti nuk dëshion të largohet nga Real Madridi.
Sipas “Relevo” dhe “The Athletic”, trajneri italian nuk preferon të jap dorëheqje nga skuadra madrilene, përkundër presionit të madh për t’u larguar, shkruan Indeksonline
Ancelotti dhe skuadra e tij u eliminua nga Liga e Kampionëve nga Arsenali dhe tashmë tifozët duan largimin e tij.
Megjithatë, Florentino Perez e ka në duar këtë situatë, pasi vetëm shkarkimi mund të kryejë punë.
Ancelotti preferon të zgjasë me Real Madridin deri në fund të kontratës së tij, që skadon në verën e vitit 2026.
Disa media tjera, raportojnë se Carlo Ancelotti pritet të shkarkohet menjëherë nga posti pas finales së Copa del Rey./Indeksonline/