E hënë, 7 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/vetaksidenti-ne-batllave-ne-gjendje-te-rende-nje-grua/Vetaksidenti në Batllavë, në gjendje të rëndë një grua - Klan Kosova

https://klankosova.tv/vetaksidenti-ne-batllave-ne-gjendje-te-rende-nje-grua/Vetaksidenti në Batllavë, në gjendje të rëndë një grua – Klan Kosova

Një grua është në gjendje shumë të rëndë si pasojë e një vetaskidenti me katër të lënduar në Batllavë të Podujevës.

Drejtori i Emergjencës në Prishtinë, Naser Syla për Klankosova.tv tha se ekipi e mjekëve janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme dhe janë duke kryer të gjitha ekzaminimet.

Ai shton se tre të lënduarit e tjerë nga ky vetaksident janë në gjendje stabile.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 10:15,  është pranuar informata për një vetaksident trafiku rrugor të ndodhur në fshatin Batllavë të Podujevës. Deri më tani bëhet e ditur se në këtë vetaksident është përfshirë një  veture dhe për pasojë katër persona janë lënduar. Të njëjtit kanë kërkuar ndihmën mjekësore, ndërkaq janë dërguar në QKUK për trajtim të mëtejshëm”, thuhet në përgjigjen e Borovcit.

The post Vetaksidenti në Batllavë, në gjendje të rëndë një grua appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT