Një person është lënduar si pasojë e një vetaksidenti në fshatin Marec të Prishtinës, sot rreth orës 13:30.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, për Klankosova.tv ka pohuar se të lënduarit i është ofruar ndihma mjekësore dhe është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtejshëm.
I njëjti shtoi se Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij vetaksidenti. /Klankosova.tv
The post Vetaksident në Marec të Prishtinës, një i lënduar appeared first on Klan Kosova.