Një vetaksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Lupç të Podujevës.
Sipas pamjeve të siguruara nga Klankosova.tv, një veturë ka hipur mbi ndarëset metalike të rrugës.
Nuk dihet nëse është lënduar dikush në këtë rast.
Klankosova.tv ka kontaktuar me Policinë e Kosovës dhe është në pritje të një konfirmimi.


