Vetaksident në Kashicë të Istogut, një i lënduar dërgohet në spital

news image

Një vetaksident ka ndodhur të shtunën rreth orës 15:30 në fshatin Kashicë të Istogut, ku një person ka pësuar lëndime trupore.

Rastin e ka konfirmuar për Gazeta Sinjali zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

“Rreth orës 15:30 në fshatin Kashicë të Istogut ka ndodhur një vetaksident. Si pasojë e aksidentit, një person ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në spitalin e Pejës për trajtim mjekësor. I njëjti është jashtë rrezikut për jetë. Hetuesia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po merret me hetimin e rastit”,
ka thënë Gashi.

Policia dhe njësitë hetimore ndodhen në vendin e ngjarjes për të sqaruar shkaqet e aksidentit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/