Një veturë është përfshirë në një aksident në kilometrin e 17-të Ferizaj-Prishtinë, ku si pasojë lëndime kanë pësuar tre persona.
Rastin për Klankosov.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
“Rreth orës 12:20,policia është njoftuar për një aksident trafiku. Njësia policore e autostradës, njofton se në kilometrin e 17-të Ferizaj-Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku ku i përfshirë është vetëm një automjet (vetaksident). Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë pësuar lëndime. Njësia policore është marrë me procedurat në vendngjarje”, thuhet në përgjigjen e Krasniqit.
The post Vetaksident në autostradën Ferizaj-Prishtinë, lëndohen tre persona appeared first on Klan Kosova.