Një person e ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë Daut Hoxha.
Hoxha tha se lëndime ka pësuar edhe një person i cili është dërguar për trajtim mjekësor.
“Është shkaktuar një vet-aksident trafiku ku si pasojë e humbjes se kontrollit mbi drejtimin e një kamionete ka humbur jetën drejtuesi i saj mashkull kosovar. Po ashtu lëndime trupore ka pësuar edhe pasagjeri i cili është dërguar në trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion. Ekipet relevante jane marr me rastin. Policia apelon per vigjilencë me te madhe nga te gjithe shoferët gjatë drejtimit te automjeteve dhe respektim te shenjave në rrugët e vendit”, deklaroi Hoxha për Klankosova.tv.
The post Vetaksident me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova” appeared first on Klan Kosova.