Veselaj: Edhe komuniteti primitiv ndoshta i ka pasur kushtet më të mira sesa sot që i kanë pejanët (VIDEO)

Veselaj: Edhe komuniteti primitiv ndoshta i ka pasur kushtet më të mira sesa sot që i kanë pejanët (VIDEO)

Gani Veselaj, kandidat i pavarur për kryetar të Pejës, ka kritikuar planprogramet që janë shpalosur ndër vite për zhvillimin e Pejës nga kandidatët e tjerë në zgjedhjet lokale të vendit.

Në emisionin “Edicioni Special” në Klan Kosova, ai ka thënë se do të punojë për të mirën e pejanëve që të kenë kushte për biznes, gjenerim të të ardhurave dhe për punësim.

“Patriotizëm sot është progresi ekonomik. Si ekonomist, i kemi mësuar etapat historike të zhvillimit të shoqërisë njerëzore. Edhe komuniteti primitiv ndoshta i ka pasur kushtet më të mira dhe më të favorshme sesa sot që i kanë qytetarët e Pejës.”

“Ne si shoqëri kemi nevoja, dhe ato ndahen në nevoja të domosdoshme dhe nevoja historikisht të krijuara, kurse ne sot nuk i kemi as kushtet elementare. Prandaj, për çfarë programi bëhet fjalë këtu? Prandaj, unë kam ndryshuar komplet qasje nga të gjitha këto. Është shumë e lehtë të themi ‘unë e bëj këtë’, por për 25 vite unë e dëgjoj të njëjtin referim. Unë do të krijoj kushtet, më së pari për biznes, për gjenerim të të ardhurave dhe për punësim”, ka thënë Veselaj. /Klankosova.tv

The post Veselaj: Edhe komuniteti primitiv ndoshta i ka pasur kushtet më të mira sesa sot që i kanë pejanët (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.