Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Vesa Vllasaliu, ka ndezur spekulime për një lidhje të mundshme romantike me futbollistin e Kombëtares shqiptare, Mirlind Daku, pas një deklarate të bërë gjatë një bisede virtuale me ndjekësit në rrjetet sociale.
E pyetur nëse do ta ndiqte ndeshjen Shqipëri–Serbi nga stadiumi dhe cili futbollist do të donte të shënonte gol, Vesa u përgjigj: “Po kysmet, njërin me numër 19, s’po ja di emrin.” Përgjigja e saj ka bërë që shumë ndjekës të mendojnë se ajo i referohej pikërisht Mirlind Dakut, sulmuesit që mban fanellën me numrin 19.
Kjo deklaratë, ndonëse e vagullt, ka mjaftuar për të nxitur komente të shumta në rrjet, duke ngritur dyshime për një romancë mes tyre. Deri më tani, as Vesa dhe as Daku nuk kanë komentuar më tej mbi këtë çështje.
Vesa, e njohur për rezervimin e saj sa i përket jetës private, ka mbajtur distancë nga lajmet për lidhje dashurie, por ky moment i fundit ka rikthyer vëmendjen e publikut dhe mediave rozë drejt saj.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);