Vesa Vllasaliu i dedikon disa fjalë për Dakun: U martova me një burrë që kujdeset shumë për mua

news image

Vesa Vllasaliu dhe futbollisti Mirlind Daku e kanë kurorëzuar dashurinë e tyre larg syrit të publikut, duke zgjedhur ta mbajnë këtë moment të rëndësishëm të jetës së tyre sa më privat.

Çifti po shijon ditët e para të martesës dhe duket se janë më të lumtur se kurrë. Vesa, përmes një postimi në rrjete sociale, ka ndarë një mesazh plot dashuri e krenari për bashkëshortin e saj.

“Më falni mami dhe babi, diploma ime u shndërrua në dekoratë… por u martova me një burrë që kujdeset shumë për mua”, ka shkruar ajo.

Me këtë deklaratë, Vesa ka treguar se lidhja e saj me Mirlindin është e fortë dhe e mbushur me dashuri e respekt të ndërsjellë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/