Sunday, January 11, 2026
spot_img
HomeLajmeVërshimet, Lladrovci paralajmëron për pasigurinë e Urës së Senikëve (VIDEO)

Vërshimet, Lladrovci paralajmëron për pasigurinë e Urës së Senikëve (VIDEO)

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka ftuar qytetarët e kësaj komune që të respektojnë  udhëzimet për ndalim qarkullimi në disa rrugë pas situatës së fundit që u shkaktua si pasojë e vërshimeve.

Ai iu ka kërkuar qytetarëve që të mos kalojnë kah “Ura e Senikëve” në drejtimin që lidh fshatrat Korroticë e Poshtme dhe Shtrubullovën për shkak të gërryerjes së bazës së saj nga ujërat dhe dëmtimit të rrugës që lidh këtë aks rrugor.

“Ura e Senikëve” nuk është e sigurt dhe paraqet rrezik. Ju lutemi të shfrytëzoni rrugën në drejtim të fshatit Llapushnik – Krajkovë – Damanek – Baicë -Çikatovë e Re. Personat që nuk respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet do ta bartin vetë përgjegjësinë. Policia e ka te pamundur te jete e pranishme në secilën pike”, tha I pari I drenasit në një një njoftim në Facebook, transmeton Klankosova.tv.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT