E diel, 20 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeVërmicë: Arrestohet për ryshfet shtetasi serb

Vërmicë: Arrestohet për ryshfet shtetasi serb

Një shtetas i Serbisë është arrestuar pasi i njëjti gjatë hyrjes nga Shqipëria në Kosovë kishte prezantuar policisë dokumentet e tij  ku në mesin e tyre ishte dhe një kartëmonedhë  prej 5 euro.

Policia e Kosovës njofton se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur në pikëkalimin kufitar në Vërmicë, të shtunën.

“PKK. Vërmicë 19.07.2025-02:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë, pasi që i njëjti gjatë hyrjes nga Shqipëria në Kosovë  i kishte prezantuar  policisë dokumentet e tij  ku në mesin e tyre ishte dhe një kartëmonedhë  prej 5 euro. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton PK.

The post Vërmicë: Arrestohet për ryshfet shtetasi serb appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT