Albulena Haxhiu, si ministre e Drejtësisë, nuk e realizoi premtimin për kalimin e ligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme përmes Gjykatës Kushtetuese, pas dy tentativave të dështuara.
Tani, kjo punë është marrë nga ministrja e tashme e Drejtësisë, Donika Gërvalla dhe qeveria, e cila e ka shpallur këtë ligj prioritet.
Genc Nimoni, zëvendësministër i Drejtësisë, njoftoi se ligji do të procedohet dhe votohet në Qeveri dhe Kuvend, duke adresuar rekomandimet e Gjykatës Kushtetuese.
Opozita ka shprehur dyshime për seriozitetin e ndryshimeve.
Besnik Tahiri nga AAK tha se duhet të shihet nëse ligji përfshin sugjerimet e Kushtetueses.
Ndërsa, LDK e mbështet ligjin, por me kushte, sipas Armend Zemaj.
Kronika në vijim sjell detaje:


