Monday, January 26, 2026
spot_img
HomeLajmeVengu: Marrëveshja trepalëshe për mbrojtjen nuk është kundër askujt

Vengu: Marrëveshja trepalëshe për mbrojtjen nuk është kundër askujt

Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu, ka deklaruar se vendi i tij, Kosova dhe Kroacia nuk kanë nevojë t’i marrin leje askujt për të nënshkruar marrëveshjen në fushën e mbrojtjes.

Kjo erdhi pas pyetjes që iu parashtrua lidhur me deklaratat e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq lidhur me këtë marrëveshje.

Por, përveç faktit që Vengu tha se marrëveshja nuk është e ndërtuar kundër dikujt, ai deklaroi se ftesë i është bërë edhe Serbisë, Euronews.al.

“Patjetër kam vënë re herë pas here një sens paniku nga deklarata zyrtare në Beograd. Mund t’ iu them që është një marrëveshje trepalëshe që nuk është ndërtuar kundër askujt. Madje kam qenë unë vetë i pari që kam shprehur edhe ftesë, pse jo, që Serbia, nëse gjykon se rajoni, stabiliteti, qëndrueshmëria dhe e ardhmja euroatlantike e vendeve të rajonit është e rëndësishme, atëherë t’i bashkëngjitet kësaj iniciative. Ja u merr mendja që nuk kam marrë një përgjigje për sa i përket kësaj ftese”, tha Vengu.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT