E enjte, 22 Maj, 2025
spot_img
HomeLajmeVengu: Kosovën do ta bëjmë pjesë të plotë të arkitekturës së sigurisë...

Vengu: Kosovën do ta bëjmë pjesë të plotë të arkitekturës së sigurisë euroatlantike

Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu, ka pritur sot në takim komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjeneralin Bashkim Jashari.

Përmes një postimi në Facebook, Vengu ka theksuar se bashkëpunimi mes dy forcave po zgjerohet në vazhdimësi, duke u ndërtuar mbi themelet e një partneriteti strategjik dhe vëllazëror.

“Bashkë me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FA – Gjenerallejtënant Arben Kingji, prita sot Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari. Bashkëpunimi strategjik dhe vëllazëror mes dy Forcave tona vijon të thellohet: nga trajnimi dhe arsimi ushtarak, te zhvillimi i industrisë së mbrojtjes, pjesëmarrja në stërvitje dhe përpjekjet e përbashkëta në nismat rajonale”, shkroi Vengu.

Në vijim, ministri shprehu përkushtimin për integrimin e plotë të Kosovës në strukturat e sigurisë euroatlantike.

“Së bashku do të punojmë për ta bërë Kosovën pjesë të plotë të arkitekturës së sigurisë euroatlantike”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT