Monday, February 23, 2026
spot_img
HomeLajmeVendtakimet për konsulta: Me Hamzën në Qeveri, me Abdixhikun në Kuvend (VIDEO)

Vendtakimet për konsulta: Me Hamzën në Qeveri, me Abdixhikun në Kuvend (VIDEO)

Kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar një takim konsultativ me liderin e LDK-së, Lumir Abdixhiku në Kuvendin e Kosovës për çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri. Ky takim pasoi vizitën në Qeveri të Bedri Hamzës nga PDK, një ditë më parë.

Ndryshe nga e diela, kur Hamza u prit në Qeveri, ky takim në Kuvend është konsideruar më i përshtatshëm për një çështje të tillë, sipas ekspertëve.

Hulumtuesi Eugen Cakolli theksoi se takimi në zyrat e Qeverisë ishte i pavend, pasi tema e presidentit është kompetencë e Kuvendit dhe duhet të diskutohej aty.

Haki Abazi, ish-deputet i Vetëvendosjes, e konsideroi këtë ndarje vendesh si një tentativë të Kryeministrit për të cilësuar disa parti si më të rëndësishme se të tjerat.

Detajet i kuptoni në kronikën e mëposhtme:

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT