Një rekord unik është vendosur në botën e tenisit, me lojtarët më të vjetër në histori që luajnë një ndeshje kur merren në konsideratë moshat e kombinuara. Ata luajtën në Kampionatin Botëror të Veteranëve të mbajtur në Bol (Kroaci).
Amerikani Arthur Lind dhe australiani Henry Young luajtën një ndeshje si kundërshtarët më të vjetër në historinë e tenisit. Young është 102 vjeç dhe Lind është 97 vjeç, që do të thotë se ata janë 199 vjeç së bashku.
Federata Ndërkombëtare e Tenisit (ITF) konfirmoi thyerjen e rekordit me postime në rrjetet sociale.
Young (102) dhe Lind (97) u përballën në çerekfinalet e Kampionatit Botëror ITF për lojtarë mbi 90 vjeç. Lojtari më i re, Lind fitoi me rezultat 6:1 dhe 6:2.
Kjo ndeshje do të mbahet mend jo vetëm për vitet rekord, por edhe si një demonstrim i forcës dhe vendosmërisë së të dy atletëve. Për të dy, tenisi nuk është thjesht një sport, por një mënyrë jetese.\
Le të kujtojmë se edhe Henry Young bëri histori në vitin 2023 kur u bë tenisti i parë 100-vjeçar që garoi në turneun ITF të mbajtur në Mallorca.
Se si dukej ndeshja mund ta shihni në videot e bashkangjitura. /Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com