Vendoset gurthemeli i stadiumit të ri në Suharekë!

Vendoset gurthemeli i stadiumit të ri në Suharekë!

Në Suharekë është vendosur sot gurthemeli i stadiumit të ri të futbollit!

Projekti parasheh ndërtimin e një objekti modern me 6 mijë e 583 ulëse, sipas standardeve të kategorisë 2+, raporton Klankosova.tv. 

Stadiumi pritet të përfundojë brenda 750 ditësh nga dita e sotme, ka shpalosur drejtori i Departamentit të Sportit në MKRS, Ibër Alaj.

Në ceremoninë e vendosjes së gurthemelit morën pjesë kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ministri në detyrë i Sportit, Hajrulla Çeku, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, si dhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi. 

The post Vendoset gurthemeli i stadiumit të ri në Suharekë! appeared first on Klan Kosova.