Vendos Komercialja, fillon asgjësimi i mbi 35 mijë kilogramëve peshk

Vendos Komercialja, fillon asgjësimi i mbi 35 mijë kilogramëve peshk

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka njoftuar se ka nisur sot procesin e asgjësimit të 35,170 kilogramëve peshk, në bashkëpunim me kompaninë përkatëse.

Ky veprim, sipas AUV-së, vjen pas vendimit të Gjykatës Komerciale dhe bëhet për të garantuar sigurinë shëndetësore të konsumatorëve dhe për të respektuar standardet ndërkombëtare të cilësisë, raporton Klankosova.tv.

“Ky veprim kryhet me qëllim garantimin e sigurisë shëndetësore të konsumatorëve dhe respektimin e standardeve ndërkombëtare të cilësisë.

Asgjësimi po realizohet në bazë të vendimit të Gjykatës Komerciale në Prishtinë – Dhoma e Shkallës së Dytë, sipas Aktvendimit Nr. të lëndës 2025:134825 me nr. dokumenti 07679680”, shkruhet në komunikatën për media.

The post Vendos Komercialja, fillon asgjësimi i mbi 35 mijë kilogramëve peshk appeared first on Klan Kosova.