Koci u shpreh se Murati për të rast reagoi, siç u shpreh ai, në mënyrën më të keqe të mundshme, përcjell Klankosova.tv.
“Tash po del nuk kemi as Qeveri, as Kuvend. Sipas vendimit të Gjykatës Supreme që organi më i lartë, po del që Qeveri me këtë kapacitet aktual nuk ka të drejtë asnjë akt nënligjor me e marrë. Për atë punë sot edhe reagoi ministri Hekuran Murati, në mënyrën më të keqe të mundshme, i përmendi me emra dhe mbiemra gjyqtarët suprem që e kanë shfuqizuar një udhëzim administrativ”.
“Kjo është forma tipike e veprimit të Vetëvendosjes. Nuk kam asnjë inat ndaj Vetëvendosjes, madje në një periudhë edhe e kam votuar, por kështu në këtë formë, me i targetu gjyqtarët, me emra, kjo është ftesë për me u targetu dhe me i sulmu, sidomos online”, u shpreh tutje Koci.
The post Vendimi i Supremes për arkat fiskale, Koci: Murati reagoi në mënyrën më të keqe të mundshme (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.