Të enjten në emisionin “DPT te Fidani” me Fidan Jupollin në Klan Kosova i ftuar do të jetë deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alban Zogaj.
Në pjesën e intervistës kryesore do të flasim për vendimin e Gjykatës Supreme e cila i ka shpallur të jashtëligjshme veprimet e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe disa prej ministrave të kabinetit të tij.
Gjithashtu, me Zogajn do të flasim edhe për dorëzimin e aktgjykimit të Supremes për Udhëzimin Administrativ për arkat fiskale në Prokurorinë Speciale,
Këto dhe shumë të tjera mund t’i ndiqni sot në emisionin ‘DPT te Fidani’ me Fidan Jupollin nga ora 17:45 në Klan Kosova dhe në kanalin zyrtar në Youtube.
The post Vendimi i Supremes: A e shkelën ligjin Kurti dhe ministrat e tij? – Alban Zogaj sot në “DPT te Fidani” appeared first on Klan Kosova.