Në bazë të një vendimi të Ministrisë së Bujqësisë të 6 qershorit të këtij viti, për mjetet bujqësore të përdorura po kërkohet testi i fitosanitarisë.
Njëri nga transportuesit, Shani Arifi, i cili po përballet me këtë problematikë, ankohet se për këtë çështje nuk është informuar më parë.
Nga Ministria e Bujqësisë i thanë Klan Kosovës se kjo procedurë është në dobi të bujqve, ngase në këtë mënyrë parandalohet rreziku potencial për shëndetin e bimëve, përfshirë këtu edhe makineritë të cilat përdoren.
Ata thonë se udhëzimi ka hyrë në fuqi pas publikimit në Gazetën Zyrtare dhe AUV në bashkëpunim me Doganën ka nisur zbatimin.
Inspektorët kufitarë kanë konfirmuar se kanë informuar shpedicionet dhe përmes tyre edhe palët tjera për procedurat e reja.
Ndërsa, transportuesi Arifi, është i interesuar ta kryejë testin fitosanitar edhe në Kosovë të traktorëve, por kjo nuk është e mundur.
Prandaj, ai po kërkon kohë për të ardhur deri te një zgjidhje optimale për hallin që ka.
Sipas tij, kjo analizë është e vështirë të kryhet, sepse shitësit gjerman, janë kryesisht persona privat, bujq.
The post Vendimi i Ministrisë së Bujqësisë, testi fitosanitar, shqetëson transportuesit (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.