Gjykata Kushtetuese nuk ka dalë ende me një aktgjykim të plotë sa i përket konstituimit të Kuvendi të Kosovës.
Megjithëse, me vendimin që nxori të martën, më 30 shtator, analisti politik Azdren Shala thotë se Kushtetuesja hoqi një dilemë të madhe, transmeton Klankosova.tv.
“Besoj që dilemën më të madhe e ka heq. Në mbledhjen e fundit kryetari aktual, Dimal Basha konstatoi që Kuvendi është i konstituuar, një deklaratë e çuditshme për të gjithë njerëzit normal pos Vetëvendosjes, dhe tash në dispozitën e saj, Kushtetuta e bëri të qartë që Kuvendi nuk konstituohet pa krejt nënkryetarët, mirëpo pa dalë aktgjykimi i plotë, neve na mbetet hapësirë për debat”, u shpreh Shala në “Ora Shtatë”.
Sipas Shalës, nxjerrja e një aktgjykimi nga ana e Kushtetueses, është çështje ditësh.
Gazetari Ardian Gaxherri, thotë se deputetët nuk kanë treguar aftësi për të arritur funksionalizimin e Parlamentit. Megjithëse sipas tij, një vendim i ri i Kushtetueses vjen të hënën.
Vendos Kushtetuesja: Kuvendi nuk është konstituuar, deputetëve iu jepet afat 12-ditor
The post Vendimi i Kushtetueses, Shala: Nxjerrja e një aktgjykimi të ri, çështje ditësh appeared first on Klan Kosova.