Vendimi i Kushtetueses, reagon Abdixhiku: Padituria kushton, ja ku na ka sjellë popullizmi

news image

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që vendosi masë të përkohshme, duke ndaluar çdo veprim të deputetëve dhe çdo procedurë për formimin e Qeverisë deri më 30 shtator.

Abdixhiku e ka quajtur këtë situatë rezultat të popullizmit të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Ja ku na ka sjellë popullizmi. Një shtet i tërë i bllokuar, për një pozitë të parëndësishme partiake në Kuvendin e Kosovës. Edhe 30 ditë të tjera të humbura – minimalisht. Tridhjetë ditë të tjera pa institucione funksionale, pa ligje që bëhen, pa projekte që ecin. Si po humbka Serbia kështu? Ne të bllokuar për një nënkryetar të parëndësishëm, e ata humbës disi?! U thamë. Nuk dëgjuan. U treguam. Nuk panë.”, ka shkruar Abdixhiku.

Ai ka kritikuar ashpër përfaqësuesit e partive në pushtet, duke i quajtur shkatërrues të shtetit dhe shkelës të Kushtetutës.

Reagimi i plotë:

Masë tjetër, bllokadë tjetër. Padituria kushton.

Ja ku na ka sjellë popullizmi.

Një shtet i tërë i bllokuar, për një pozitë të parëndësishme partiake në Kuvendin e Kosovës.

Edhe 30 ditë të tjera të humbura – minimalisht. Tridhjetë ditë të tjera pa institucione funksionale, pa ligje që bëhen, pa projekte që ecin. Si po humbka Serbia kështu? Ne të bllokuar për një nënkryetar të parëndësishëm, e ata humbës disi?!

U thamë. Nuk dëgjuan.

U treguam. Nuk panë.

Kështu ndodhë kur shkatërruesit e shtetit, shkelësit e 48 herë Kushtetutës rresht, për synim nuk kanë atdheun, por kauzën elektorale për një votë a dy. Në mungesë të ideve, në mungesë të projekteve, në përballje me afera korruptive që bërtasin gjithandej hajni, vreri i tradhëtarëve e patriotëve në moçalin e madh të pështymave bëhet krejt i lehtë. Gojën plot Serbi – është lehtë. Punë për Kosovën është vështirë për ata që veç karrigën kanë synim.

LDK është e saktë sepse e kupton shtetin. Që nga shkurti e deri më sot, çdo pozicion i ynë politik kishte kuptim shtetar e kushtetues. Përballja me popullizmin nuk është e lehtë, por mbetet e paalternativë. Besimi ynë në Republikë e demokraci do të na udhëheqë.

Koha e shkatërruesve të shtetit duhet të mbarojë.

Koha e shkatërruesve të shtetit po mbaron.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/