Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka komentuar vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me seancën konstituive të Kuvendit, duke thënë se vendimi ka sjellë një qartësi me vendosjen e një afati 30-ditor për zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.
Megjithatë, Bajrami ka shprehur shqetësimin se vendimi nuk precizon qartë se çfarë ndodh nëse Kuvendi dështon të konstituohet brenda këtij afati.
“Më vjen mirë që Gjykata Kushtetuese e ka përcaktuar një afat kohor dhe tashmë e dimë, që ka një afat kohor… Nuk duke shumë e qartë, nga ajo që kam parë, se çfarë do të ndodhë nëse nuk bëhet brenda 30 ditëve.
Kur e dimë se më kënd kemi të bëjmë në Kuvend, kur e marrim faktin se nesër është vazhdimi i 39 i seancës konstituive, menjëherë pyetja e parë që i bërë vetes që a ka thënë Gjykata Kushtetuese çka ndodh, në fakt a ka dhënë përgjigje se çka ndodh nëse edhe brenda këtyre 30 ditëve ne nuk arrijmë ta zgjedhim kryetarin e Kuvendit. Po thuhet se duhet të ketë zgjedhje.
The post Vendimi i Kushtetueses, Bajrami: Çka ndodh nëse Kuvendi nuk konstituohet brenda 30 ditëve? appeared first on Klan Kosova.