E shtunë, 26 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeVendimi i diskutueshëm: Pse Rama i Prishtinës u dha banesë Jasharëve? (VIDEO)

Vendimi i diskutueshëm: Pse Rama i Prishtinës u dha banesë Jasharëve? (VIDEO)

Për 99 vjet po pretendon që i’a bëri qarën familjeve të dëshmorëve.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama vuri firmën mbi këtë letër e cila i jep në shfrytëzim banesat komunale kësaj kategorie të qytetarëve.

Por, kjo po konsiderohet e jashtëligjshme, pasi u bë në kohën kur vendi është drejt zgjedhjeve lokale, të cilave u dihet edhe data.

Ngjashëm po thonë edhe nga Partia Demokratike e Kosovës, që janë opozitë në kryeqytet.

Bile këta akuzojnë se kjo u bë në mënyrë tinëzare, larg Kuvendit Komunal.

Por, nga komuna kritikojnë se këshilltarët komunal që janë në opozitë nuk janë të vetëdijshëm se çka kanë votuar.

Megjithatë ky arsyetim nuk ua mbushi mendjen edhe partive të tjera opozitare, që firmosjen e Ramës e quajtën edhe si përpjekje për përfitime elektorale.

The post Vendimi i diskutueshëm: Pse Rama i Prishtinës u dha banesë Jasharëve? (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT