E enjte, 17 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeVendimet anti-kushtetuese: LVV-së i trashet edhe më shumë dosja në Speciale (VIDEO)

Vendimet anti-kushtetuese: LVV-së i trashet edhe më shumë dosja në Speciale (VIDEO)

Dosjen që e dorëzuan dy muaj më parë, shkuan ta trashin edhe më shumë.

Lidhja Demokratike të mërkurën ua shtoi 17 kallëzimeve penale të 8 majit në Prokurorinë Speciale, edhe aktgjykimin e Supremes për shfuqizimin e udhëzimit për arkat fiskale të së martës, raporton Klan Kosova.

Prova shtesë, për këtë subjekt politik, e shfaq mentalitetin anti-kushtetues të Vetëvendosjes.

Efektet e krejt normave të nxjerra jashtëligjshëm, po kanë pasoja për LDK-në, e pushteti sipas tyre ilegal, nuk po e çan kokën.

Të bindur në parregullsi janë edhe Partia Demokratike, që lirimin e zyrave qeveritare nga ish-kabineti qeveritar e lypin nga 15 prilli.

Qeverisë kujdestare i apelojnë t’i ndalë sulmet ndaj gjyqësorit, pasi vendimet e këtij të fundit janë “amin” në çdo shtet demokratik.

The post Vendimet anti-kushtetuese: LVV-së i trashet edhe më shumë dosja në Speciale (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT