E mërkurë, 23 Prill, 2025
spot_img
HomeSportVëllezërit futbollistë më të shtrenjtë, mes tyre edhe dy binjakët shqiptarë –...

Vëllezërit futbollistë më të shtrenjtë, mes tyre edhe dy binjakët shqiptarë – Indeksonline.net

Në kampionatet italiane nuk mungojnë lojtarë që kanë vëllezërit e tyre në ekipe të tjera.

“Transfermarkt” ka bërë të ditur 10 vëllezërit që kanë vlerën më të shtrenjtë në Itali, mes tyre janë dhe dy vëllezërit shqiptare, Stiven dhe Cristian Shpendi.

Listën e kryesojnë Marcus dhe Khephren Thuram që së bashku vlejnë 115 milionë euro. Në vendin e dytë janë Federico Dimarco i Interit së bashku me të vëllain Christian që vlejnë 60.2 milionë euro.

Në vendin e tretë janë tre vëllezërit Esposito, Sebastiano, Salvatore dhe Pio që vlejnë 34.5 milionë euro.

Në vendin e katërt ndodhen dy argjentinasit Valentin dhe Franco Carboni që kanë vlerë së bashku prej 13 milionë euro.

Ndërsa në vendin e pestë janë dy shqiptarët, Cristian dhe Stiven Shpendi që së bashku vlejnë 7.8 milionë euro.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT