Dita e sotme solli një ngjarje të pakëndshme në futbollin e Kosovës.
Në ndeshjen e ligës së parë e cila u luajt në Prizren mes Lirisë dhe Vëllaznimit, pati një incident.
Lidhur me rastin ka reaguar ashpër klubi nga Gjakova.
Përmes një reagimi, tifozët vendas i quan “kriminelë’.
“Pas përfundimit të ndeshjes një numër i madh i tifozëve të KF Lirisë pa asnjë arsye apo provokimi kanë hyrë në fushë dhe kanë sulmuar lojtarët, zyrtarët dhe tifozët e KF Vëllaznimi me mjete të forta, gurë, shishe qelqi e shumë gjëra tjera. Tifozët vendas kanë sulmuar fizikisht lojtarët, Altin Vojvoda dhe Ardian Hoti, si dhe është sulmuar dhe fyer shtabi teknik dhe Drejtori i Klubit nga Ndihmës-Trajneri i Lirisë Kevin Xhafa dhe për këtë arsye referi Kryesor e ka ndëshkuar me karton të kuq”, thuhet në reagim.
Deri më tani bëhet e ditur se lidhur me rastin janë ndaluar tre persona.
The post Vëllaznimi reagon ashpër ndaj incidentit në Prizren, tifozët e Lirisë i quan “kriminelë” appeared first on Klan Kosova.