Në palestrën e stërmbushur në Gjakovë, Vëllaznimi arriti fitore ndaj Bashkimit 80:71, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.
“Kuqezinjtë” e përkrahur nga tifozët vendas, në pjesën e parë për një nuancë ishin më të mirë, duke e fituar çerekun e parë 21:17, derisa të dytin 20:15, për të shkuar në pushim me nëntë pikë dallim, 41:32.
Në çerekun e tretë, më të mirë ishin prizrenasit, që u rikthyen, duke barazuar shifrat në 59:59, sa ishte rezultati pas 30 minutash, megjithatë, në dhjetë minutat e fundit, vendasit ishin më të mirë dhe arritën fitore me nëntë pikë dallim, 80:71.
Te vendasit, Arian Azemi kishte 21 pikë e pesë kërcime dhe Jericole Hellems 20 pikë e shtatë kërcime, kurse te mysafirët më i miri ishte Mack Smith me 20 pikë e pesë kërcime.
Ndeshja e kthimit zhvillohet pas dy javësh në Prizren, ku vendoset se kush do të kualifikohet në finale.
Në finale kualifikohet skuadra më e mirë nga të dy ndeshjet e zhvilluara, pra vendos koshdallimi.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>